Embassy of Albania in Copenhagen

Ambasada e Shqipërisë në Kopenhagen


Territoret e Shqipërisë së sotme kanë qenë të populluara para 100.000 vitesh.
Në fillimet e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë, u vendos popullsia Indo - Evropiane.
Si rezultat i kësaj përzierje u krijua një popullsi që ruajti karakteristikat  e veçanta kulturore dhe gjuhësore në Gadishullin Ballkanik (pellazgët).
Të bazuar në këtë popullsi të vjetër, midis mijëvjeçarit të II dhe shekullit të parë para erës sonë u krijua popullsia Ilire.
Grekët arritën në Epidamos (Durrësi i sotëm), Apoloni dhe Butrint në shek. 7 para erës sonë për të vendosur aty koloni të vete - qeverisura.
Ashtu si dhe grekët, Ilirët ruajtën gjuhën dhe traditat e tyre pavarësisht pushtimit romak prej shekujsh.
Rruga tregtare më e rëndësishme midis Romës dhe Kostandinopolit, ishte rruga Egnatia, që kalonte përmes portit të Durrësit.
Në fund të shekullit 14, Shqipëria ishte e pushtuar nga perandoria Romake.
Nga viti 1443 deri në 1468 heroi kombëtar Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) udhëhoqi rezistencën shqiptare, duke fituar të 25 betejat kundër Turqve.Pas vdekjes së Skënderbeut, ishte vetëm çështje kohe para se Otomanët të mundnin rezistencën shqiptare duke marrë kontrollin e vendit në 1479.
26 vite më vonë Kostandinopoli u rrëzua.
Për më shumë se 400 vjet Shqipëria ka qenë nën regjimin Otoman.
Përpjekjet dhe revoltat e njëpasnjëshme sollën Shpalljen e Pavarësisë në 1912.

 

 

 

 

alt

 

 

 

Mikpritja është një traditë shekullore shqiptare. Populli shqiptar është i njohur për vlerat e tij të humanizmit.
Për traditat e mikpritjes së shqiptarwve kanë shkruar shumë udhëtare të huaj, të cilët kanë shkelur vetë në tokën shqiptare. Për tu përmendur janë Lord Bajroni, udhëtarja angleze Edith Durham, konsulli francez Pukeville, Ekharti, Hammondi etj.

Shqipëria ka një traditë të gjatë në folklorin muzikor, i cili daton që nga periudha Iliriane. Në këngët, vallet, dhe krijimet instrumentale  pasqyrohen temperamenti dhe shpirti i gjallë i shqiptarëve.

Letërsia e vjetër përfaqësohet nga vepra me karakter fetarë ku shprehet rezistenca kundrejt dominimit turk.
Libri i parë shqip është "Meshari" i Gjon Buzukut  (1555).
Autorët më të njohur të kësaj letërsie janë Pjetër Budi, Fran Bardhi, Pjetër Bogdani etj.
Letërsia shqiptare zhvillohet fuqimisht në periudhën e Rilindjes Kombëtare.
Kjo letërsi ndërthur shpirtin iluminist, romantik, demokratik të shkrimtarëve të asaj periudhe.
Tema kryesore e krijimtarisë së asaj periudhe përbën epika dhe lirika historike.
Autorët më të spikatur të letërsisë së Rilindjes janë: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Sami Frashëri, Ndre Mjeda, De Rada etj.
Gjatë periudhës së Pavarësisë, letërsia trajtoi të njëjtën temë të patriotizmit të Rilindjes, duke u thelluar më shumë në karakterin demokratik.
Figurat më të shquara të kësaj periudhe janë Fan Noli, si një publicist, poet, përkthyes si edhe një figurë politikani, Migjeni, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica e të tjerë.
Pas luftës së dytë botërore, realizmi socialist kushtëzoi tematikën e letërsisë. Megjithatë edhe  gjatë kësaj periudhe lindi dhe u zhvillua një letërsi e mirëfilltë e cila edhe pse nën çensurë, krijoi dhe u konfirmua.
Mund të përmenden shkrimtarët : Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Dhimitër Xhuvani, Jakov Xoxe, Vath Koreshi, Kol Jakova, Bardhyl Londo, Fatos Kongoli etj.

 

alt

 

 

 

Artet e ndryshme dhe ato figurative i kanë fillimet që në periudhat antike.
Kështu nëpërmjet zbulimeve arkeologjike janë zbuluar me qindra terakota, ornamente metalike që i përkisnin fiseve ilire.
Për tu përmendur janë shkollat e Apolonisë dhe të Durrësit të lashtë.
Objektet më të shquara dhe më interesante të kësaj periudhe janë koka e Deas (Hyjnesha e Butrintit), koka në mermer e Artemisit në Apoloni, mozaikët e Butrintit, mozaiku "Bukuroshja e Durrësit", statujat e Apolonisë etj.
Në periudhat bizantine dhe post - bizantine janë për tu përmendur afresket murore që gjenden në kishën e Rubikut (1272).
Në shekullin e 16-të, janë për tu përmendur afresket e Onufrit dhe në vitin 1986 u hap në Berat muzeu, në nder të punimeve të tij.
Në shekujt e 18-të janë për tu përmendur punimet e ikonografëve të shquar Kostandin Shpatarakut dhe David Selenicasit. Punimet e tyre gjenden në Ardenicë, Voskopojë, në kishat e Selcanit dhe Valëshit në zonën e Shpatit, në Korçë etj.
Për vizitorët dhe turistët paraqet mjaft interes "Muzeu i Artit Mesjetar" që gjendet në Korçë.
Gjatë periudhës së rilindjes dhe pavarësisë në artin dhe kulturën shqiptare, janë për tu përmendur personalitete të tilla si: piktorët Kolë Idromeno (1860 - 1939), Andrea Kushi (1884 - 1959), Spiro Xega (1863 - 1953), Vangjush Mio (1891 - 1957), në skulpturë  Odise Paksali (1903 - 1985), në muzikë Tefta Tashko Koço etj.
Për turistët, Shqipëria ofron disa muzeume dhe galeri me interes kulturor siç janë: Muzeu Historik Kombëtar, Shtëpia Muze e Vangjush Mios, Galeria Kombëtare e Arteve Figurative në Tiranë,Muzeu "Mezuraj" si dhe muze te tjera private në Tiranë, Galeria "Eduard Lir" në Berat, Galeria "Guri Madhi" në Korçë etj.  

 

(Informacioni është marë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit).

Turizmi dhe Kultura  - kliko për më shumë...